E drejta penale
Ofrojmë ndihmë profesionale juridike dhe mbrojtje në të gjitha fazat e procedurës penale, duke filluar nga procedura parahetimore dhe hetimore, përmes shqyrtimit kryesor, e deri te procedurat sipas mjeteve juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Përfaqësojmë persona të dyshuar, të akuzuar, të dëmtuar dhe paditës privatë, paraqesim kallëzime penale, padi private, ankesa dhe parashtresa të tjera, si dhe kërkesa për heqjen ose ndryshimin e masave të sigurimit. Secilës çështje i qasemi profesionalisht, në mënyrë konfidenciale dhe me përkushtim të plotë ndaj mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të klientit.
Paraqitni çështjen tuaj
Konsulta e parë është pa pagesë dhe pa obligim. Përgjigjja jepet brenda një dite pune; për çështje me afat të shkurtër, kontakti telefonik është më i shpejtë.