V · Shërbime

Marrëdhënie pune

Kontrata punësimi · Largim nga puna · Mobing · Paga

Ofrojmë ndihmë juridike dhe përfaqësim në të gjitha fushat e së drejtës së punës, duke përfshirë themelimin, ndryshimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës, hartimin dhe rishikimin e kontratave të punësimit, procedurat disiplinore, largimet nga puna, mobingun dhe diskriminimin në vendin e punës, mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës, kërkesat për paga, kompensime dhe kontribute të papaguara, si dhe përfaqësimin në konteste pune para gjykatave dhe institucioneve kompetente. Përfaqësojmë si punëmarrësit, ashtu edhe punëdhënësit, me qëllim të zgjidhjes efikase dhe të ligjshme të marrëdhënieve të punës, kur është e mundur edhe përmes zgjidhjes jashtëgjyqësore me marrëveshje.

Paraqitni çështjen tuaj

Konsulta e parë është pa pagesë dhe pa obligim. Përgjigjja jepet brenda një dite pune; për çështje me afat të shkurtër, kontakti telefonik është më i shpejtë.

Telefon · +389 71 591 977E-mail · advokat.mualasejfuli@gmail.com

Shërbime juridike