XI · Shërbime

Mediacioni dhe zgjidhja alternative e kontesteve

Mediacion · Negociata · Marrëveshje · Arbitrazh

Ofrojmë ndihmë juridike dhe përfaqësim në procedurat e mediacionit dhe mënyra të tjera alternative të zgjidhjes së kontesteve, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët, më të shpejtë dhe më ekonomike, pa zhvilluar procedurë gjyqësore. I këshillojmë dhe i përfaqësojmë klientët gjatë negociatave, përgatitjes dhe lidhjes së marrëveshjeve, si dhe në procedurat që lidhen me arbitrazhin, kur kjo parashikohet me ligj ose me kontratë ndërmjet palëve.

Paraqitni çështjen tuaj

Konsulta e parë është pa pagesë dhe pa obligim. Përgjigjja jepet brenda një dite pune; për çështje me afat të shkurtër, kontakti telefonik është më i shpejtë.

Telefon · +389 71 591 977E-mail · advokat.mualasejfuli@gmail.com

Shërbime juridike