III · Shërbime

E drejta familjare

Zgjidhje martese · Të drejta prindërore · Mbajtje · Dhunë në familje

Ofrojmë ndihmë juridike dhe përfaqësim në të gjitha fushat e së drejtës familjare, duke përfshirë zgjidhjen e martesës, rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve prindërore, mbajtjen, marrëdhëniet personale me fëmijët, vërtetimin dhe kundërshtimin e atësisë dhe amësisë, birësimin, kujdestarinë, mbrojtjen nga dhuna në familje, ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore, si dhe të gjitha procedurat e tjera gjyqësore dhe jashtëgjyqësore që rrjedhin nga marrëdhëniet familjare. Secilës çështje i qasemi profesionalisht dhe në mënyrë konfidenciale, me qëllim që të sigurojmë mbrojtje efikase të të drejtave dhe interesave të klientëve tanë.

Paraqitni çështjen tuaj

Konsulta e parë është pa pagesë dhe pa obligim. Përgjigjja jepet brenda një dite pune; për çështje me afat të shkurtër, kontakti telefonik është më i shpejtë.

Telefon · +389 71 591 977E-mail · advokat.mualasejfuli@gmail.com

Shërbime juridike